Aktori i humorit Ermal Mamaqi, ndodhet me pushime me familjen e tij e kjo kohë që po kalojnë së bashku, e ka bërë të mendojë për kohën e humbur që ndonjëherë nuk ua kushtojmë njerëzve tanë më të dashur.
Ermali ka publikuar një video ku tregon se është përlotur, teksa ka kaluar momente shumë të lumtura me Joelin e Sian, duke dhënë edhe një mesazh tejet të bukur.
“Përpiquni t’i qëndroni pranë fëmijëve teksa rriten, luani me ta, dëgjojini, krijoni kujtime, krijoni histori që t’ja tregoni nëri-tjetrit me kalimin e viteve. Fëmija është projekti jonë më i rëndësishëm. Investimi tek fëmijët nuk është vetëm për ne, por për të gjithë shoqërinë e së ardhmes. Është investimi më shpërblyes që mund të bëni”, shprehet Ermali.
Diskutime rreth kësaj post