Në vitin 2006, Amarda Toska u bë prezantuese e programit të humorit “Portokalli”. Teksa kanë kaluar 12 vite që atëherë, vetëm tani e marrim vesh se përzgjedhja e saj ka qenë përmes një konkursi.
Ka qenë moderatori i njohur Ermal Mamaqi ai që e ka zbuluar këtë detaj, gjatë intervistës me të ftuarën e radhës në emisionin e tij, Albana Osmani.
Kjo e fundit ka qenë në garë për të qenë prezantuese e “Portokallisë”. Pasi zbuloi këtë, Ermali u shpreh se po të kishte fituar Albana konkursin, sot ata mund të ishin një çift bashkëshortësh.
“Në ‘Portokalli’ në kohën kur konkurroi dhe Ami, ajo fitoi, ti nuk fitove. Pra në qoftë se do ta kishe fituar ti ‘Portokallinë’, ne do të ishim të martuar bashkë?”, i drejtohet Ermali Albanës, në videon e publikuar në “Instagram”, të shkëputur nga emisioni që do të transmetohet nesër.
Video:
View this post on Instagram
@albanaosmani1 e ftuar kete jave ne Xing me Ermalin! Diten e shtune, ora 21:40 ne tv Klan!
Diskutime rreth kësaj post