“I love Tropoja” ka pasur shumë sukses në këto ditë që po transmetohet, por si çdo film ka adhuruesit dhe ata që nuk e pëlqejnë.
I njohur për humorin e tij, Ermal Mamaqi bëri një postim interesant në “Instagram”, duke shkruar: “Rregull i ri. Nëse nuk ju pëlqen filmi shkoni te kasa dhe merrni lekë. Nxitoni! Dy ditët e fundit në Pallatin e Kongreseve”!
Në një njoftim të mëparshëm, Mamaqi kishte shkruar se gjatë gjithë ditës së sotme (e diel), njerëzit do të kenë mundësi të bënin foto me aktorët e filmit.
“Ju mirëpresim sot në Pallatin e Kongreseve për të bërë fotot me aktorët e “I Love Tropoja” gjatë gjithë ditës”.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post