Mbrëmjen e djeshme, Erla Mëhilli ka rrëfyer në programin “E ardhmja është vajzë”, marrëdhënien e saj me ish-kryeministrin Sali Berisha, gjatë kohës që punoi me të.
Mëhilli tha se, edhe për shkak të njohjes familjare që kishin, marrëdhënia e tyre kishte qenë si ajo e një babai me vajzën.
“Unë e kam pasur, përveçse epror në një farë mënyrë, po ka qenë gati-gati edhe si, tani e di që njerëzve mund t’ju duket patetike, servilizëm, po nuk është kështu sepse unë jam njeri shumë i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë, e kam pasur gati dhe si baba, ose ai më ka konsideruar si një vajzë të vetën.
Për shkak edhe të raporteve që kemi, sepse ai njihet me prindërit e mi, kanë studiuar bashkë, kanë punuar bashkë. Ime motër ka qenë një ndër themelueset e PD dhe kanë bashkëpunuar për një periudhë kohe, përpara se ajo të largohej në Itali. Nuk isha një njeri i panjohur për të, kisha një “background” njohje dhe më ka trajtuar edhe si të tillë”, tregoi Mëhilli.
Diskutime rreth kësaj post