Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj, ka komentuar kalimin e anëtarëve nga LSI tek PS. Veliaj theksoi se të kthyerit janë si djemtë plangprishur, të cilët pasi panë botën, kuptuan se nuk ka më mirë sesa shtëpia e tyre.
“Kjo historia e kalimeve është e vjetër sa vetë njerëzimi. Djali plangprishës mendon se bota atje është më e mirë se shtëpia jote, por djali plangprishës kupton se s’ka më mirë se shtëpia e vet. Është një ftesë për t’u kthyer në shtëpinë e vet. LSI që është antiamerikane, që i vihet kundër amerikanëve dhe europianëve”, u shpreh Veliaj për News24.
Diskutime rreth kësaj post