Erjola dhe Meritoni duket se kanë vendosur që ta harrojnë marrëdhënien e ngushtë që kanë patur me njëri-tjetrin jashtë shtëpisë së BBV. Pasditen e sotme, dyshja është përfshirë në një debat të ashpër, me tone të larta, ku Erjola ka shpërthyer në ofendime kundrejt moderatorit të njohur.
Mesa duket shkak për këtë debat është bërë mbrojta që Meritoni i bëri Gazit në gjyqin e organizuar ditën e sotme në shtëpi. Meritoni është shprehur se gjesti i Gazit është keqinterpretuar pasi publiku nuk ka mundur të shohë gjestet e përdorura nga Ledjona.
Mirëpo, Erjola i është drejtuar Meritonit, duke thënë se këtë program e sheh fëmija e tij si edhe familjarët e saj dhe një gjest i tillë nuk është aspak i tolerueshëm.
Më pas dyshja ka qenë në oborr ku debati i tyre ka përfunduar në ofendime.,
Pjesë nga biseda:
Erjola: Unë këtu nuk jam vetëm për pasarelë dhe këtë fute në trurin tënd. Llapën nxirre me atë( referuar Ilnisës), jo me mua. Nuk më nxjerr ti mua llapën, por llapa do të dalë jashtë ty, kur të dalësh si këlysh këtu.
Meritoni: Po ti nuk i kontrollon nervat. Ti përdor fjalën këlysh, përmend fëmijët, vjen të gjuan për të plotësuar dëshirën një shoqe.
Erjola: Turp të të vijë. Turp. Çuni 2 metër pa asnjë fije truri në kokë. Ec, shite veten për një copë prime.
Diskutime rreth kësaj post