E ftuar ditën e sotme në “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë ish-banorja, Erjola Doçi.
Moderatorja e njohur përfundoi rrugëtimin e saj mbrëmë pas një eleminimi të dyfishtë që u zhvillua brenda natës së spektaklit.
Erjola ka treguar më shumë detaje nga eksperienca e saj në shtëpinë më të famshme dhe jo vetëm kaq…
“Një rrugëtimi që ndodh vetëm një herë në jetë.
Nëse do të rikthehesha prapë që ta mendoja patjetër që do ta bëja.
Kam njohur shumë veten tek Erjola dhe veten tek publiku në të gjitha dimensionet dhe ngjyrat e mia.
Ka qenë një rrugëtim ku unë e gjej veten kurajoze dhe krenare.”
Sa mendon Erjola se ka ndikuar tek publiku e gjithë situata e krijuar pas deklaratës së Gracianos?
“Mendoj që mund të ketë ndikuar tek dinamikat e shtëpisë por jo tek rrugëtimi im.
Besoj se unë jam gjykuar për hyrjen nga dita një deri mbrëmjen e kaluar.”
Erjola pohoi se është prekur nga kjo situatë dhe gjithashtu shtoi se:
“Kam patur një ngarkesë sepse nëse dikush të bën një akuzë fillimisht duhet parë se kush e bën dhe ai ishte një shok i imi, mik dhe koleg.
Të nxjerrësh qofshin të vërteta apo të pavërteta, të nxjerrësh “bindjet” e tua dhe të vërtetat e tua në tavolinë dhe t’ia bësh këtë një mikeshe quhet pabesi.
Por në rastin e tij ishin akuza në versione të ndryshme.
Ai dha katër versione dhe nuk diti që të mbajë asnjërin.
Unë jam shprehur për Gracianion që nuk më vjen as t’i them emrin që është futur në një det që do të dalë ai i mbyturi.
Ndoshta jo nga unë por nga haku im.”
Ndër të tjera Erjola zbuloi se:
Gjëja e parë që bëra kur mora telefonin ishte një unfollow, bllok Gracianos dhe pastaj fika internetin dhe vazhdova në qetësinë time me njerëzit e afërt dhe familjarë.
Ndihesha në presion.
Nëse unë do të isha në këpucët e Gracianos nuk do ia bëja kurrë mikut ose mikeshës sime.
Jam një njeri që i njoh parimet e shoqërisë dhe nuk i shkel kurrë ato.”, tha ajo.
VIDEO
Diskutime rreth kësaj post