Erion Veliaj regjistroi një fitore të thellë në bashkinë e Tiranës, ku mundi kundërshatrin e tij kryesor, Belind Këlliçin, me mbi 50 mijë vota diferencë.
Teksa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” tha se do të uronte Veliajn nëse ai humbte, ky i fundit ka zbuluar detajet.
Veliaj tha se nuk kishte marrë ende një mesazh urimi nga Këlliçi, ndërsa shtoi se pret që të bashkëpunojë me të apo dhe kandidatët e tjerë që garuan për bashkinë e Tiranën.
“Mesazh nuk kam marrë. Kam marrë një mesazh që e keni marrë të gjithë; a jeni të mërzitur? Ju ka ardhur në majë të hundës. Por skam marrë mesazh tjetër. për Belinidin, markon, Arlindin, i uroj gjithë të mirat. Mezi pres që të bashkëpunojë me ta, Jo q të bëhen socialistë, por të bashkëpunojmë për punë të mira. Është reale mundësia për bashkëpunim. E shoh që të bashkëpunojë me njerëzit e Blenidin dhe jo me ata të Ilir Metës. Mund të ketë më shumë vullnet te doktor Alimehmeti që ta çojë para Tiranën”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post