Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa po merrte pjesë në jubileun e 60-vjetorit të këtij gjimnazi, i ka dedikuar disa fjalë emocionuese ministres së Arsimit Evis Kushi, e cila pak ditë më parë përjetoi një humbje të madhe në familjen e saj, ndarjen nga jeta të babait.
Ai e vlerësoi praninë e saj në këtë moment të vështirë:
“Jam shumë i prekur që, mikesha jonë, ministrja e Arsimit, Evis Kushi është këtu me ne sot. Para pak ditesh ajo humbi babane dhe do te ishte personi më i justifikuar per të mos qene këtu sot, por e vlerësoj vërtet shumë qe erdhi sepse kush është një nxënës i mirë, ashtu mbetet tërë jetën, kush e do arsimin, ngelet i dashuruar dhe pasionant për dijen kudo. Jam shumë i nderuar që je këtu sot, e çmoj shumë sakrificën që bëre: zgjodhe të jesh me ne, në gëzimin tonë, që ndoshta ta lehtëson sadopak dhimbje. Prandaj, sot zyrtarisht të deklaroj të ‘adoptuar’ në familjen tonë, meqë e ke ndjekur me kaq shumë dashuri ndertimin e kesaj shkolle”, u shpreh Veliaj.
Diskutime rreth kësaj post