Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka folur rreth financimit të spotit elektoral të bërë nga Bashkia. Në emisionin “Studio e Hapur” në Neës24 Veliaj tha se spoti është paguar nga Partia Socialiste ku ai është anëtar dhe se ka qenë brenda kohës së llogaritur nga KQZ.
“Spoti është paguar nga PS. Unë jam anëtar i PS-së, jam shumë krenar për këtë. Jam edhe anëtar i kryesisë. Edhe paratë për spotin kanë qenë nga PS, dhe brenda kohës së lënë nga KQZ. Po Pazarin e Ri. Ta kisha hapur në mars kur nuk ishte gati sheshi “Skënderbej”. Në këtë qytet do punohet çdo ditë. Sheshi ka mbaruar. E kam thënë që do vazhdojmë me lulishtet. Kemi patur 4 vite gjumë në Tiranë. Kryeministri, për sa kohë paguhej nga qeveria qendrore një pjesë e madhe e sheshit, për sa kohë që ishte kryetari i bashkisë që filloi sheshin, qoftë edhe për njerëzillëk do ftohej. Ata që kritikojnë sheshin, kritikonin dhe lodrat, pazarin. Nuk është kjo politika për të pështyrë çdo gjë. Pse është bërë politika kaq e pistë që çdo punë publike shahet?”, tha Veliaj.
Deklaratave se sheshi ka kushtuar shumë shtrenjtë, Kreu i Bashkisë tha se është një kryevepër me koston minimale.
“Sot është jo vetëm e zgjedhur nga Bienalja e Çikagos por është kryevepër me koston më minimale. Mjafton të shikosh sa veta ke tani në shesh. Me 1 të 100 e kostos së Shkupit ka 100-fishin e frekuentimit”, u shpreh Veliaj.
Diskutime rreth kësaj post