Aktori i njohur shqiptar, Gaz Paja, ka zyrtarizua me martesë lidhjen me të dashurën e tij prej kohësh.
Mbrëmjen e së shtunës çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në një ceremoni madhështore me shumë miq dhe familjarët e tyre.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishte një prej të ftuarve në special në ceremoninë e aktorit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Veliaj ka vetëm tre këshilla për jetën e re:
Gazi, dëgjo vllain, 3 këshilla
Fjalët kyç në një martesë afatgjate janë katër: Ke t’drejtë, faji im! 🤦🏻♂️
Asnjëherë mos qesh me zgjedhjet e gruas tënde – se ti je një prej tyre! 😂
Mos harro kurrë, 1 Qershori s’është festa e femijëve, është përvjetori yt i martesës!– ka shkruar kryebashkiaku Veliaj.
Diskutime rreth kësaj post