Puna në shtet mbetet e preferuara e shqiptarëve. Vit pas viti kërkesat mesatare për një pozicion vakant kanë pësuar rritje duke kulmuar në vitin 2018 me 22 të tilla për një vend vakant të shpallur nga institucionet.Departamenti i Administratës Publike raporton se kjo është mesatarja më e lartë e 18 viteve të fundit.
I ftuar ditën e sotme në programin ‘Rreze dielli’, pikërisht për të folur mbi temën dhe arsyet se përse shqiptarët zgjedhin më së shumti të punojnë në shtet, pedagogu Erion Kristo, në pozitat e një personi që ka provuar të punojë edhe në shtet dhe në privat, është shprehur hapur, me humorin dhe ironinë e hollë që e karakterizon, duke dhënë këndvështrimin e tij mbi këtë çështje.
Ndoshta shqiptarëve sipas Kristos u duket zyra si një kopësht i bukur, pasi një pjesë e mirë e atyre që punojnë në shtet nuk kanë as përvojë pune.
Sipas tij karriera ka ciklin e vet të zhvillimit dhe rritjes, dhe ata që dalin nga bankat e shkollës duhet të bëjnë stazhe, dhe e fillojnë njëherë nga poshtë lart dhe jo nga lart poshtë, pra nuk bëhesh dot direkt ministër.Por cilat janë, sipas Erion Kristos, arsyet që i bëjnë shqiptarët të kërkojnë të punojnë në shtet?
‘Ose në shtet s’ka disiplinë, dhe bëhet vetëm qejf, ose në shtet mund të ekzistojë ideja që ti ta rrumbullakosësh rrogën dhe në fund të muajit do thuash :’Pse marrim edhe rrogë ne?’. si shprehja e famshme e doganierit, i cili pasi ishte disa muaj në doganë, e thirrën për të marrë rrogën që kishte tre muaj që nuk e merrte dhe doganieri pyeti ‘Pse marrim dhe rrogë ne këtu?’. Pra, ose ka super korrupsion që të leverdis, se hedh ca firma dhe merr ca lek, ose këtu për çudi, nuk ka njeri frikë nga burgu, është shprehur Kristo.
Arsyeja e vetme që Erion Kristo nxjerr për të gjithë ata që e zgjedhin punën në shtet edhe pse rrogat janë të vogla aty, është:
‘Arsyeja e vetme që më vjen në mendje, është sepse aty të voglën e bën të madhe, duke futur duart në xhepat e qytetarëve. Njerëzit që duan patjetër të punojnë në shtet, kanë dëshirë të vetëkorruptohen,- tha Kristo në Rreze Dielli
I pyetur nëse vihen në rrezik qëndrueshmëria apo vazhdimësia në shtet, Kristo që i ka provuar të punojë tek të dyja, shprehet:
‘Tek privati ka shumë më tepër qëndrueshmëri dhe vazhdimësi dhe nëse ka mungesë vazhdimësie është shteti. Në shtet, për një vend pune paguhen tre persona.Vetëm vitin e kaluar janë harxhuar 80 milionë dollarë pagesa për këto që hiqen dhe vihen nga puna.’
Ajo që Kristo thekson si sëmundjen megagalaktike është nepotizmi.
‘Të gjithë njerëzit në mendjen e tyre janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për ta shkelur këtë parim, dhe jo për ta ruajtur, çka është katastrofike dhe ajo që më tremb më shumë është se nuk i bën askujt përshtypje, u shpreh Kristo.
Diskutime rreth kësaj post