Mjeku Erion Dasho ka komentuar faktin se pse Ballkani e ka kaluar me më shumë lehtësi se pjesa tjetër koronavirusin. Ai ka theksuar ndër të tjera se një ndikim në këtë mund të ketë dhe higjiena që dihet se nuk është në nivele të larta në rajonin tonë.
Ai tha se higjiena e keqe ka dhe një formë të mirë pasi duke u ekspozuar ndaj patogjenëve sistemi imunitar qëndron aktiv, dhe mund të jetë një ndikues por patjetër është vetëm një hipotezë nuk është diçka e provuar.
Ai ndër të tjera ka vënë në dukje se romët janë më pak të ekspozuar me Sars Cov 2 pasi janë një popullatë e re.
“Popullsia rome ka karakteriistikën tjetër se është në moshë të re dhe virusi është vërtetuar se më shumë prek moshat mbvi 65 vjeç dhe të sëmurët kronik. Ndërsa një popullatë e re dhe dinamike nuk ka shumë rrezik nga Sars Cov 2.
Dhe komuniteti rom bën pjesë këtu pasi ka një moshë të re dhe pse patjetër në këtë sëmundje një rol të rëndësishëm ka higjena, dhe nuk duhet të keqkuptohemi. Higjena jo sterile te fëmijët ndihkon në forcimin e imunitetit të fëmijëve”, tha doktori për abc news.
Diskutime rreth kësaj post