Shiu gjatë orëve të fundit në të gjithë vendin ka ndihmuar në shuarjeve e vatrave të zjarrit që prej ditësh digjnin pyjet dhe shkurret e Shqipërisë nga veriu në jug.
Zv.kryeministri Erion Braçe falenderon Zotin dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ndërgjegjësohen e të mos djegin kullotat ku do të rriten fëmijët e tyre.
Zv. kryeministri thotë se do i propozojë qeverisë ashpërsimin e ligjeve deri tek detyrimi që aty ku digjet një pemë zëvendësohet me shumë të tilla e mos të kthehet kurrë në truall ndërtimi.
Reagimi i plotë:
“Zoti bëri sërish mrekulli me ne,
mbrojti kryeveprën e tij natyrën! shiu e ulja e temperaturave
gjatë natës e mëngjesit të sotëm, shuan zjarret nga veriu ne jug, duke shpëtuar mijëra hektarë pyje e kullota mrekulli!
Shihini fotot;
Zjarret një ditë më parë,
shuarjen e tyre një ditë më pas!
Po ne?
duket se zoti e ka humbur betejën me ne,
si qytetarë mbi të gjitha!
Të gatshëm për të vënë zjarrin,
hem si barbarë, hem si të interesuar për një kullotë,
të interesuar për qymyr nga druri, të interesuar për troje të lira; Por edhe si inatçi i madh për atë që ka tjetri apo
më shumë akoma, për atë që ka shteti! Ndaluni njerëz! Po i mohoni fëmijëve tuaj një të tashme e të ardhme të shëndetshme, të gjelbër, ajrin! Ja bëre dëmin tjetrit, edhe shtetit, e nxore mllefin, tani ndalu e mendo c’po i le fëmijëve të tu? Zjarrin? Ti tjetri që ke ndërtuar kudo, ke fituar kudo e gjithçka, nuk u ngope? Mendohu pak;
Aq sa ke ku do i gëzosh, në zjarr? Tua them troç si qytetar i këtij vendi; Unë nuk besoj në ndërgjegjësimin tuaj!
Ndaj po nxis çdo agjenci ligjzbatuese të hetojë çdo rast zjarri, posaçërisht në pyje, deri në fund e fundi nuk është zjarrvënësi por përfituesi; Ndaj do i propozoj qeverisë ashpërsimin e ligjeve deri tek detyrimi që aty ku digjet një pemë zëvendësohet me shume të tilla, kurrë nuk kthehet në truall ndërtimi! Sot në darkë ka shi përsëri!
Faleminderit Zot edhe për ketë! Faleminderit edhe çdo shërbyesi të shtetit, zjarrfikës, ushtarake etj që luftuan me zjarret javën e fundit; NUK KA MBARUAR, DO JEMI BASHKE PRAPE!”, ka shkruar në reagimin e tij.
Diskutime rreth kësaj post