Zv.kryeministri Erion Braçe përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar një vjedhje që po bëhet hapur ndaj fermerëve shqiptarë nda karteli i plehrave kimikë.
Postimi i plotë:
“PO VJEDHIN!
NUK KA NDJESI ME TE POSHTER SE SA TE VJEDHIN NDERKOHE QE TI PUNON!
ESHTE ACARUESE, DEMOTIVUESE!
PO E BEN KARTELI I
10 TE MEDHENJVE TE PLEHRAVE KIMIKE.
Kane bere nje shoqate, gjysma politike, me te cilen bejne dy gjera:
E para, caktojne cmimet me njeri tjetrin; E dyta, nuk lene njeri te hyje ne treg per te konkuruar duke patur akses te korruptuar ne rregjiatrimin e produkteve.
Prej 6 ditesh;
KANE RRITUR ME 6, 8, 10 MIJE LEKE CIMIN E URE-se DHE TE DAP-it!
Thone si arsye, cmimin ne tregje nderkombetare.
Por,
NE FAKT KETA PO SHESIN URE E DAP QE E KISHIN NE MAGAZINA, IMPORTUAR KOHE ME PARE!
Per te qene i qarte, kerkova edhe importet e janarit dhe ne tabele i keni dhe ato!
ESHTE E QARTE;
TANI JANE DITET PIKE TE PLEHRIMIT TE GRURIT E BIMEVE TE TJERA NGA BUJQIT.
Karteli nuk duroj dot dhe ju ndez gjaku per para me shume dhe po i merr keto para.
Shikoni,
NE HOQEM TVSH E IMPUTEVE BUJQESORE DHE PERGJITHESISHT MASA ESHTE REFLEKTUAR NE CMIM!
Them pergjithesisht se karteli politik i plehrave kimike nderhyn kohe pas kohe ne treg dhe vjedh hapur bujkun.
Tani tre thirrje kam;
E para, drejtuar KARTELIT:
HIQNI DORE SE FITIMI NGA VJEDHJA E BUJKUT DO PAGUHET SHUME SHTRENJTE
E dyta, drejtuar bujqve:
MERRNI FATURE PER CDO BLERJE QE TE IDENTIFIKOJME CDO HAJDUT ME EMER, MBIEMER E NIPT!
E treta, drejtuar Tatimeve:
BENI PUNEN TUAJ DHE MBRONI BLERESIT NGA VJEDHJA E BUXHETIN E SHTETIT NGA EVZIONI!”-shkruan Brace.
Diskutime rreth kësaj post