Nëpërmjet një postimi, zëvendëskryeministri Erion Braçe ka bërë thirrje për qetësi, durim dhe zbatim të ligjit sot gjatë protestës së opozitës.
Ai i ka kthyer edhe një përgjigje në distancë Presidentit Ilir Meta, duke thënë se mazhoranca nuk do t’i bëjë kurrë dy hapa prapa. Braçe thotë se nuk do të lëvizet asnjë centimetër nga demokracia dhe liria dhe asnjë centimetër nga reforma në drejtësi.
“Gjithcka per Demokracine, Lirine, Voten e Qytetareve dhe Ligjin ne kete vend! Gjithcka per Drejtesine e Re, funksionale e te barabarte per te gjithe! Ose te barabarte si qytetare ne te drejta e para ligjit, ose pabarazia do vijoje te shkaterroje Demokracine. Qetesi, Durim, Ligj sot!”, shkruan Braçe në Instagram së bashku me foton e mëposhtme.
Ditën e djeshme, në një prononcim nga Berlini, Ilir Meta tha se opozita duhet të bëjë një hap prapa nga vendimi i saj për djegien e mandateve, por njëkohësisht mazhoranca duhet të bëjë dy hapa prapa./Opinion.al
Diskutime rreth kësaj post