Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i është drejtuar sot Grupit Parlamentar të PS me një kërkesë mbështetje për familjet bujqësore. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Braçe shprehet se paratë janë në buxhet, ndaj duhet ndihmë për ato familje që ende nuk e kanë marrë naftën falas.
“1 miliard leke plus ne buxhetin e vitit te ardhshëm për skemat e mbështetjes te drejtpërdrejtë për bujqit, blegtoret dhe skemën e naftës falas”, shkruan Braçe.
“Sapo i kërkova grupit parlamentar te Partisë Socialiste, mbështetje per:
1.gjithcka behet duke respektuar tavanet buxhetore, pa cenuar deficitin!
1 miliard leke nga mosrealizimet e ketij viti, për të paguar:
-Mbi 11 mije familje bujqësore qe ende nuk e kane marre naftën falas;
-Mbi 3 mije familje blegtorale qe kane plotesuar kriteret-kushtet e vendosura per mbeshtetjen per lopet dhe bagetite e tjera.
2. 1 miliard leke plus ne buxhetin e vitit te ardhshem per skemat e mbeshtetjes te drejtperdrejte per bujqit, blegtoret dhe skemen e naftes falas.
-Parate jane ne buxhet;
-Gjithcka behet duke respektuar tavanet buxhetore, pa cenuar deficitin!”-shkruan Braçe.
Diskutime rreth kësaj post