Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me akuzën e liderit demokrat, Lulzim Bashës se Shqipëria është një hap larg autoritarizmit.
Duke publikuar raportin e fundit të “The Economist”, i cili e rendit Shqipërinë në vendet që kanë një regjim hibrid, ndryshe nga çfarë deklaron Basha. Braçe e bën fajtor kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha se nëse Shqipëria ka pësuar rëne janë pikërisht vendimet e tij me djegie mandatesh dhe bojkot në të gjitha institucionet.
Braçe vijon më tej duke e cilësuar ” hibrid”, i cili nuk bën gjë tjetër veç se përpiqet që gënjeshtrën ta shesë si të vërtetë.
Postimi i plotë:
Lulzim Basha, nuk eshte nje demokrat! Anetar partie dhe kurre nje virgjereshe! Nje hibrid mes:
agjitatorit politik dhe shitesit te gjerave te vjedhura, gjerave te perdorura, gjerave te rreme!
Gjithashtu, nje hibrid mes fatlumit qe i genjen te gjithe e si kthehet asnje dhe autoritarit qe i genjen prape dhe ju qep gojen gjithnje;Nje hibrid mes te pa hetuarit e pa gjykuarit ose te hetuarit e te pagjykuarit dhe
kurre te pafajshmit, hem kur e akuzojne per vrasje, hem kur e akuzojne per vjedhje!
Nuk eshte fat, eshte #sistem!
Hibrid gjithashtu!
Po lexoj qe dje paska thene se Shqiperia eshte ne prag te autoritarizmit;
Nje indeks i pervitshem i #theeconomist eshte publikuar dhe ky qe nuk lexon kurre deri ne fund e
nuk kerkon kurre te verteten,
e la deri tek propaganda.
Si eshte e verteta?
1. Indeksi i publikuar ndahet ne fasha te tilla: 0.0-4.0 rregjim autoritar, 4.0-6.0 rregjim hibrid, 6.0-8.0 demokraci jo efektive, 8.0-10 demokraci e plote.
2. Shqiperia prej 2006- es, sipas arkives se indeksit, eshte rregjim hibrid.
3. Shqiperia nga 2015-ta e deri ne 2019-ten ka indeksin me te larte te te gjithe periudhes 14 vjecare, posacerisht
5.98 per 2017, 2018-ten;
Pra, gjate kertyre viteve qeverisje te PS, Shqiperia eshte vleresuar me indeksin me te larte ndonjehere dhe ne prag te klasifikimit 6.0-8.0 demokraci jo efektive;
KURRE NUK KA QENE PRANE RREGJIMIT AUTORITAR!
4. Vleresimi i shpallur per vitim 2019-te,
reflekton: Vleresimin e njejte per Pluralizmin dhe Procesin zgjedhor-7, rritjen e vleresimit per Qeverisjen-5.36 nga 4.71, renien e forte ne Pjesmarrjen Politike-4.44 nga 5.56 dhe vleresimin e njejte ne Kultura Politike-5, Te Drejtat Civile-7.65.
Pra, e vetmja renie ne tregues, me ndikim ne indeks, ka brenda Lulzim Bashen, bojkotet e tij dhe madje daljen jashte nga institicionet kushtetuese, te gjitha pjese e “Pjesmarrjes Politike”. Kjo eshte e verteta faktike!
Propaganda nuk eshte demokraci, as e verteta, por nje hibrid mes genjeshtres dhe betejes per ta shitur per te vertete!
Por per fat dhe fakt, cdo raport, indeks ka dhe arkiven e fakteve! vo: shihini tabelat e indeksit.
Diskutime rreth kësaj post