Deputeti socialist, Erion Braçe, zbuloi për herë të parë publikisht marrëdhënien që ka me kryeministrin Edi Rama, dhe nëse flet me të.
I ftuar në emisionin “Më lër të flas”, Braçe tha se i ka marrëdhëniet shumë të mira me kryeministrin, ku një muaj flasin e dy muaj nuk flasin.
\Mbi këtë marrëdhënie ai tha se kanë arritur të zgjidhin shumë punë, prandaj është një mënyrë se si ata kanë zgjedhur të komunikojnë.
Romeo Veshaj: Më trego pak për fëmijërinë tënde, unë e di që je një djalë Kombinati…
Erion Braçe: Unë dhe Manushi jemi nga Kombinati, Manushi para meje unë pas Manushit.
Romeo Veshaj: Nuk ia thotë dot emrin, Edi Manushi.
Erion Braçe: Ne për Manush e njohim, po të jetë për Edi kemi një tjetër. Edi vetëm një ka.
Romeo Veshaj: Meqë ra fjala, si i ke marrëdhëniet me kryeministrin?
Erion Braçe: Shumë të mira i kam, një muaj flasim dy muaj nuk flasim, pastaj muajin e tretë zihemi prapë e nuk flasim për katër muaj. Është një mënyrë komunikimi mbi bazë të së cilës bëhen disa punë.
Romeo Veshaj: Mua më dukeni si një çift toksik
Erion Braçe: Mundet, por çmimi i lëndëve toksike që përdoren për bujqësi është rritur shumë.
Diskutime rreth kësaj post