Ish-zv.kryeministri Erion Braçe, ka denoncuar një rast abuzimi nga një institucion financiar në vendin tonë, ku një kompani borxhesh i ka bllokuar rrogën dhe i kërkon dyfishin e borxhit të marrë një të riu, që është edhe student.
Ka qenë vetë studenti që ka dërguar një mesazh tek ish-zv.kryeministri, ku tregon edhe hallin e tij. Ai thotë se ka marrë një kredi në vitin 2019, në një institucion jo bankë, por për shkak se e zuri Covidi, nuk mundi të paguante këstet nga janari deri në maj. Për këtë arsye kredia kaloi në përmbarim dhe tani i kërkojnë dyfishin e borxhit, si dhe i kanë bllokuar rrogën.
“Për 3-4 muaj likuidime të papaguara, tani më kërkojnë edhe 3 milionë të tjera, ose më bllokojnë rrogën, të vetmin burim që kam”, shkruan student.
Ish-zv.kryeministri shkruan se këto borxhe janë kthyer në makth, ndërsa bëhen me kontrata të paqarta, e që në fund, qytetarët dhe bujqit i shquajnë si grabitje.
“Duhen mbrojtur njerëzit, nuk mund të grabiten kështu”, shkruan Braçe.
Mesazhi i plotë:
JENI NDJERE TE MASHTRUAR DHE GRABITUR ME BORXH TE SHPEJTE? Urdheroni lexoni ne foton e dyte; Eshte mesazhi qe mora sot nga nje student qe edhe punon.
KA MARR NJE BORXH TE SHPEJTE NE NJE INSTITUCION FINANCIAR BORXHI, JO BANKE DHE BORXHI PO E MBYT! E zuri kriza e Covid ne 2019-2020, nuk mundi te vijonte pagesat e rregullta nga shtatori ne janar, vune ne levizje permbarimin, tani i kerkojne dyfishin e borxhit te marre, i bllokojne rrogen duke e zhytyr ne nje grope edhe me te thelle se ajo ku ishte kur mori nje borxh te shpejte!
KUSH I MBRON KETA TE RINJ, STUDENTE? ASKUSH!
Jane nen kamxhikun e ashper te ketyre institucioneve financiare te borxhit. Askush nuk e di sa shume jane! Po flas vetem per keto institucione, ne periferi te mbikqyrjes financiare por te shtrira kudo ne lagje qytetesh te medha, ne qytete te vogla, madje deri neper fshatra.
JANE KTHYER NE MAKTH BORXHET E TYRE TE SHPEJTA, ME KONTRATA TE PAQARTA, TE DYSHIMTA E QE NE FUND QYTETARET POR EDHE BUJQIT I SHQUAJNE SI GRABITJE! DUHEN MBROJTUR NJEREZIT, NUK MUND TE GRABITEN KESHTU!
Deri tani, nuk ka asnje institucion te qarte qe mbron KONSUMATORIN FINANCIAR nga keto institucione, nga keto borxhe dhe procedura qe duken ai grabitje. Nuk ka as transparence, as qartesi!
DUHET TE NDERTOJME NJE AGJENCI TE RE, PUBLIKE, E CILA TE MBROJ KONSUMATORIN NGA BORXHE TE TILLA, TE DYSHIMTA E JO TE QARTA, TE INSTITUCIONEVE JO BANKA POR EDHE TE BANKAVE VETE! Duhet bere tani para se rreshti i njerezve nen kete rregjim borxhi te behet shume shume i gjate dhe fatalist!’-shkruan Brace.
Diskutime rreth kësaj post