Ish-zvendës kryeministri Erion Braçe tashmë deputet është shprehur se dalja nga qeveria ka qenë zgjedhja e tij. Braçe ka zbuluar se i ka thënë kryeministrit Rama se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së shtatorit.
“Për të dalë nga qeveria ka qenë zgjedhja ime. Nuk e di kush e ka bërë në 30 vjet, por unë e bëra. I vajta në zyrë kryeministrit tim dhe i thashë që unë nuk jam problem për qeverinë e shtatorit. S`jam as problemi yt, as problemi i Partisë Socialiste”, tha Braçe.
I pyetur se çfarë gabimi po bën Partia Socialiste apo e majta në Shqipëri Braçe është shprehur se nuk dëgjon njerëzit.
“Që nuk dëgjon njerëzit. Jo nuk e dëgjojnë njerëzit, por nuk dëgjon njerëzit. Varet edhe sesi i dëgjon njerëzit. Se mund të jesh atje, ulesh i lë një orë, një orë e gjysmë të flasin, pastaj flet, jo për të reflektuar mbi atë, por për të udhëhequr”, tha Braçe.
Diskutime rreth kësaj post