Ish zv/kryeministri Erion Braçe ka shkruar sërish një mesazh në rrjete sociale pas largimit nga qeveria. Në një status ai ka postuar një pikturë të artistit Ardian Cene, një filxhan kafeje të përmbysur dhe një libër. Ai shton se e mban çdo ditë pranë për t’i thënë vetes se sa kot është karrigia.
Postimi i Braçes:
“Ardian Cene është një artist i madh. Kjo pikturë është e tij; një filxhan kafeje i përmbysur- dihet çfarë përfaqëson dhe një libër! E mbaj çdo ditë pranë për t’i thënë vetes se sa kot është karrigia! Ka njerëz që i zë libri, ka të tjerë që e kërkojnë në bankomat”, shkruan Braçe.
Diskutime rreth kësaj post