Emisioni “Stop”, minutat e kësaj të hëne ia dedikoi Erit, gazetares 24 – vjeçare e cila nuk jeton më.
Gazetarja e “Stop”, Erinolda Isufaj humbi tragjikisht jetën të shtunën në rrugën Lushnje – Berat, pasi një bllok mermeri u shkëput nga kamioni dhe ra në makinën ku udhëtonte e reja sëbashku me familjen e saj.
“I shprehim ngushëllime familjarëve të Erinoldës. Dua që nëpërmjet zërit tonë, madje vetë Eri po të ishte gjallë do ta thoshte këtë pjesë, sigurinë rrugore“, tha drejtuesi i “Stop”, Saimir Kodra.
Sëbashku me Gentin, ata shprehën mirënjohjen për gazetaren 24 – vjeçare, për kohën që ishte pjesë e stafit të emisionit.
“Eri është në qiell, është në parajsë… Eri të kemi xhan”, tha Genti.
E duke marrë shkas nga kjo ngjarje tragjike, në hitparade e absurdit shqiptar, “Stop” solli disa raste, kur jeta e qytetarëve vihet në rrezik në rrugë, për shkak të shkeljeve, që arrijnë deri në absurd.
Një kamion i ngarkuar me bar që lëviz lirisht në rrugë, një motor i ngarkuar mbi kamionçinë që qarkullon pa problem, e një motor Piaggio i ngarkuar në portobagazhin e një makine të vogël, ishin disa prej pamjeve të shfaqura.
Gjithashtu, në emision u soll në vëmendje edhe gjendja e masivëve shkëmborë në Torovicë, që mund të shkëputen nga momenti në moment, duke vënë kështu në rrezik jetën e drejtuesve të makinave.
Diskutime rreth kësaj post