Stuhia Nicholas ka arritur në brigjet e Teksasit, vetëm disa orë pasi u shpall uragan i kategorisë së parë. Qendra Kombëtare e Uraganeve paralajmëroi se stuhia po sjell erë të fuqishme dhe reshje të dendura. Duke sjellë erë me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë, uragani Nicholas arriti në pjesën lindore të gadishullit Matagorda, njoftuan autoritetet.
Uragani pretet ta prekë zonën që ishte goditur nga uragani Harvey si dhe Louisiana-n. Kjo është stuhia e 14-të që vjet nga Atlantiku këtë vit gjatë sezonit të uraganeve, shkruan Independent.
Presidenti amerikan, Joe Biden, të martën shpalli gjendje emergjente në Louisiana dhe dha urdhër që autoriteteve lokale t’u ofrohet ndihmë nga qeveria qendrore, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha: “Do të jetë një stuhi që lëviz shumë ngadalë në mbarë shtetin e Teksasit e që do të qëndrojë për disa ditë dhe do të sjellë sasi të jashtëzakonshme të shiut”.
Diskutime rreth kësaj post