Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka vendosur të kalojë një fundjavë ndryshe, duke dalë nga formaliteti i përhershëm i figurës politike.
Ai është filmuar duke luajtur basketboll me anëtarët e parlamentit dhe kolegët e tjerë, në pallatin presidencial të Turqisë që ndodhet në lagjen Bestepe të Ankarasë.
Mustafa Varank, një ligjvënës i AKP-së, ndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale videon e presidentit turk duke luajtur basketboll në ditën e tretë të festës së madhe myslimane të Kurban Bajramit.
“Është e vër,tetë që ndonjëherë largohem nga loja dhe bëj video”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në rrjetet sociale, kur ka shpërndarë videon ku shihet Erdogan duke luajtur basketboll me kolegët e tij dhe duke e shijuar atë.
Diskutime rreth kësaj post