Erdogan po qëndron për një vizitë një ditore në Mal të Zi pasi qëndroi në shtetin e Bosnje dhe Hercegovinës. I pari i shtetit turk është takuar edhe zëvendëskryeministrin, Dritan Abazoviç, i cili e kishte mikpritur në Aeroportin e Podgoricës. Erdogan tha se ai shpresonte që Turqia-Mali i Zi të kapërcejë krizën tregtare të shkaktuar nga pandemia.
Deklarata e Erdogan:
“250 milionë dollarë janë qëllimi kur bëhet fjalë për tregtinë, të cilën ne e përcaktuam në takim dhe mbi të cilin do të vazhdojmë të punojmë. Sektori privat turk ekziston në Mal të Zi dhe vendi ynë është në dhjetë vendet e para që investojnë në Mal të Zi. Vlera e projekteve që Turqia ka zbatuar në Mal të Zi është mbi 20 milionë ”, tha ai dhe shtoi se do të vazhdojnë të investojnë në projekte në Mal të Zi.
Diskutime rreth kësaj post