Turqia është gati të presë një samit Rusi-Ukrainë, tha sot presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan teksa mirëpriti homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Stamboll.
“Ne jemi gati të presim një takim paqeje në të cilin do të marrë pjesë Rusia”, tha presidenti turk.
Erdogan përsëriti “mbështetjen e tij për sovranitetin dhe integritetin territorial të aleatit (të tij) strategjik, Ukrainës.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë për t’i dhënë fund luftës dhe për një paqe të drejtë pas negociatave,” tha ai.
Lidhur me një mekanizëm të ri për të garantuar sigurinë e transportit tregtar në Detin e Zi, presidenti turk konfirmoi “qëllimin e tij për të arritur një marrëveshje midis palëve” duke deklaruar gatishmërinë për të ofruar ndihmën e tij.
“Ne kemi të njëjtin qëndrim për sigurinë ushqimore, shkëmbimin e të burgosurve dhe garancitë e lundrimit, ne duhet t’i sigurojmë ato,” shtoi ai.
“Nuk po e humbim shpresën!”
Erdogan deklaroi gjithashtu se Turqia do të ndihmojë ndjeshëm në rindërtimin e Ukrainës pasi të përfundojë lufta.
Diskutime rreth kësaj post