Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se mund të takohet me presidentin sirian, Bashar al-Assad për të nxitur paqen dhe stabilitetin në Siri, një javë pas një takimi mes ministrave të mbrojtjes të dyja vendeve.
Shefat e mbrojtjes ruse, turke dhe siriane dhe oficerët më të lartë të inteligjencës zhvilluan bisedime në Moskë, pas më shumë se një dekadë.
“Turqia, Rusia dhe Siria kanë nisur një proces në Moskë”, tha presidenti duke shtuar se ministrat e jashtëm të tre vendeve pritet të takohen së shpejti në një format trepalësh, raporton aljazeera.
“Pas kësaj ne mund të takohemi si udhëheqës rusë, turq dhe sirianë, në varësi të zhvillimeve. Qëllimi ynë është të vendosim paqen dhe stabilitetin në rajon”, pohoi i pari i shtetit turk.
Kujtojmë se ngrohja e marrëdhënieve midis qeverisë turke dhe siriane dukej e pamundur në vitet e kaluar gjatë konfliktit sirian.
Zyrtarët turq e quajtën Assadin “terrorist”, duke hedhur poshtë çdo dialog me të ndërsa i pari i shtetit i Sirisë akuzoi Turqinë për pushtimin e tokës siriane.
Diskutime rreth kësaj post