Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, ka sulmuar ashpër Izraelin duke thënë se shpirti i Hitlerit është kthyer në mesin e administratorëve të saj.
Fjalët e Erdogan erdhën si kundërpërgjigje ndaj ligjit të ri të Izraelit që shpall këtë vend si vend hebre. Erdogan e cilësoi Izraelin si vendi më zionist, racist dhe fashist
Ligji i ri i Izraelit është kritikuar se përjashton zgjidhjen në mes të dy shteteve të konfliktit në mes të Izraelit dhe Palestinës. Palestinezët kanë kërcënuar se do të shkojnë në Gjykatën Ndërkombëtare për Krim dhe në OKB për të protestuar legjislacionin e ri.
Kryeministri Benjamin Netanyahu është kundërpërgjigjur duke thënë se Turqia është shndërruar në një ‘diktaturë të errët’ nën Erdoganin.
Diskutime rreth kësaj post