Erdogan, përveç se në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Serbi e Bosnjë Hercegovinë ka futur në sherr edhe politikën bullgare. Presidenti i këtij vendi, Rumen Radev ka akuzuar presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan se po kondicionin politikën e vendit të tij, duke mbajtur në këmbë qeverinë e kryeministrit të djathtë, Boris Borisov.
Borisov, ish-kreu i bashkisë së Sofjes dhe në pushtet prej 8 vitesh ndodhet në një përplasje të fortë me presidentin e vendit. Ai ka organizuar protesta kundër kryeministrit ngaqë do ta rrëzojë nga pushteti, por me zgjedhje nuk ja ka arritur, ndaj po kërkon “forma” alternative.
Radev ka deklaruar se Erdogan kontrollon partinë e pakicës turke në bullgari, e cila mban në pushtet kryeministrin Borisov. Radev ju referua një fjalimi të Erdoganit që u bë me videokonferencë gjatë një samitit të partisë së pakicës turke në Bullgari (MRF).
Radev tha se fjalimi i Erdogan “njeh ambiciet për të marrë pjesë në jetën politike të Bullgarisë dhe se kjo është e papranueshme”. Kreu i shtetit bullgar pretendoi se Kryeministri Bojko Borisov, miku i ngushtë personal i Erdoganit, ishte kanali i këtij ndikimi.
Sipas Radev, fjalimi i Erdogan vë në pikëpyetje reputacionin e MRF si një forcë politike me përgjegjësi kombëtare.
“Turqia është një mik, artner dhe aleat dhe unë do të preferoja që kjo të mos ndikonte në marrëdhëniet tona. Shpresoj se nuk do të kthehemi në marrëdhëniet nga marsi 2017, kur autoritetet turke ndërhynë hapur në procesin tonë të zgjedhjeve. Unë shpresoj që Turqia nuk do të ndërhyjë në këtë fushatë zgjedhore”, i tha kreu i shtetit bullgar.
Në fjalimin e tij, Erdogan foli për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis dy vendeve dhe përgëzoi kabinetin e Bojko Borisov për përpjekjet e tij për të përballuar krizën shëndetësore. Karaday, i cili u rizgjodh udhëheqës i MRF në Konferencën Kombëtare të Shtunën, tha se Erdogan u ftua të mbajë fjalimin e tij si kryetar i një prek partive aleate të MRF dhe jo si president i Turqisë.
Karadayi theksoi se presidenti bullgar Radev keqinterpretoi fjalimin e Erdogan sepse ai është presidenti i Turqisë, por si i tillë ai nuk u ftua të flasë në konferencën e rrjetit MRF.
Diskutime rreth kësaj post