Pas recitimit të vargjeve rreth lumit Aras nga Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Baku, u thirr ambasadori turk në Teheran. Zëdhënësi Ministrisë së Jashtme iraniane Saeed Khatibzadeh u shpreh se ambasadori Turk u thirr pas deklaratave të Erdoganit “të dukshme dhe të papranueshme“, shkruan InfoShqip.
Të enjten me datë 10 Dhjetor, Erdogan mori pjesë në paradën e fitores në kryeqytetin Azerbajxhanas Baku, duke shënuar suksesin e fundit ushtarak të Azerbajxhanit në çlirimin e rajonit të Nago-Karabakut nga reth 30 vite të okupimit Armen. Presidenti Erdogan recitoi atje vargje rreth lumit Aras, i cili ndodhet në kufirin mes Iranit dhe Azerbajxhanit.
Më herët të premten, Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif shkroi në Twitter se kënga “i referohet ndarjes së detyruar të zonës në veri të Aras nga toka amtare iraniane“. Teherani ka shprehur “protestë të fortë” kundër deklaratës, duke kërkuar nga qeverina turke të ofrojë shpjegime sa më shpejt të jetë e mundur, referuar një zëdhënësi të ministrisë së jashtme të Iranit.”
Një zyrtar iranian gjithashtu i dërgoi një mesazh kërcënues presidentit turk, duke shkruar në llogarinë e tij në Twitter se Erdogan do të përfundonte me fatin e Sadamit. Sidoqoftë, Twitter shpejt fshiu postimin e diskutueshëm kërcënues./Infoshqip.com
Diskutime rreth kësaj post