Presidenti i Turqisë, Erdogan ka ndikim në Shqipëri. Deklarata është bërë në studion e “Opinion” nga ish-Kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, Presidenti turk ka bërë “synet politik” Kryeministrin Edi Rama.
“Erdogani bëri një deklaratë që shprehu pendesë për njohjen e Kosovës. Erdogani ka ndikim në Shqipëri, bëri synet politik Edi Ramën” tha Berisha.
Menjëherë i është kthyer Lorenc Vangjeli, i cili i tha Berishës që mos të harrojë dhe veten.
“Erdogan ka bërë synet tre Kryeministra shqiptarë, Fatos Nanon, Sali Berishën dhe Edi Ramën. Kështu që atë punën e synetllikut e lemë mënjanë” tha Lorenc Vangjeli.
Diskutime rreth kësaj post