Luizit nuk i mjaftoi vetëm mbrëmja e kaluar për tu sqaruar me banorët për daljen e tyre nga burgu, por edhe mëngjesin e sotëm sapo u ngrit nisi sërish të fliste për këtë situatë.
Ai e pyeti Qetsorin që si ndodhi që Bledi kërkoi daljen dhe nëse ai kishte folur fillimisht me ato, apo nëse e kishte komunikuar shqetësimin e tij në dhomën e rrëfimit.
Gjatë bisedës, Qetsori u përpoq që të ruante misionin që Vëllai i Madh i përcaktoi atij, Deas, Bledit dhe Kristit mbrëmjen e kaluar.
Qetsori tha se Bledi nuk po e përballonte dot më qëndrimin aty dhe se fillimisht e komunikoi në dhomën e rrëfimit vendimin e tij për të dalë.
Luizi sërish tha se Bledi hyri si burracak dhe si legen në shtëpi.
Diskutime rreth kësaj post