Ministri i Sporteve Olimpike në Japoni, Yoshitika Sakurada, ka kërkuar falje publikisht pasi shkoi në një mbledhje parlamentare 3 minuta me vonesë ditën e enjte.
Gjithsesi zyrtarë të opozitës atje thanë se vonesa e tij është mungesë respekti për zyrën që Minsitri përfaqëson dhe bojkotuan një takim të komitetit për vendojsen e buxhetit, në formë proteste. Por kjo nuk është hera e parë që opozita kritikon ashpër veprimet e këtij Ministri, pasi ai njihet për gafa që bën. Vetëm javën e kaluar, ai u shpreh se ndihej i zhgenjyer dhe i lënë në baltë nga notarja olimpike Rikako Ikke, sepse kjo e fundit hoqi dorë nga garat e vitit 2020, pasi është diagnostikua me leuçemi. Ai u detyruar të kërkonte të falur për këtë rast, pasi u ndesh me një reagim të fortë nga publiku.
Në 2016 ai sërish u vu në qendër të vëmendjes pasi i quajti “prostituta profesionale”, gratë që u abuzuan seksualisht nga ushtarët japonezë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë që ai shërbente në qeveri si Ministër i sigurisë kibernetike, u shpreh publikisht se nuk kishte përdorur kurrë një kompjuter në jetën tij, çka shkaktori sërish reagim në publik dhe Sakadura u cilësua si i paaftë për atë pozicion. Në një sondazh të zhvilluar pak kohë më parë, ku u shtrua pyetja nëse Ministri duhej ta vazhdonte punën në kabinet, 65% e njerëzve votuan JO.
Në fakt, ardhja me vonesë në mbledhje nuk konsiderohet si ndonjë ofendim i madh në kulturën japoneze, edhe pse ata njihen për korrektësine e tyre. Por gjithsesi dorëheqja e Sakadurës është kërkuar për vonesën 3 minutëshe, pasi është një rast i përsëritur nga ai. /Blitz.al/
Diskutime rreth kësaj post