Olta Gixhari do të bëhet nënë për herë të parë dhe gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar postimet nga aktorja. Ajo tregon rutinën e saj të përditshme si dhe shpeshherë barkun e rrumbullakosur.
Kur Gixhari dha lajmin e shtatzënisë ajo publikoi një foto me partnerin e saj. Olta shfaqej në bregedet duke i dhuruar puthje djalit shqiptar që jeton në Spanjë.
Kjo ishte e vetmja foto e tij e publikuar deri më tani nga aktorja.
Por ditën e djeshme ajo ka bërë një përjashtim dhe ka publikuar sërish një foto me partnerin e saj ku ky i fundit shihet teksa e ndihmon të veshë atlete pasi barku i rritur tashmë nuk e lejon të ulet.
“Erdhëm tek ky moment”, ka shkruar Olta.
Aktorja nuk e ka zbuluar ende gjininë e bebushit dhe po ashtu as identitetin e partnerit.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post