Më 29 tetor të vitit që lamë pas u nda nga jeta gazetarja Adelajda Xhamani, vdekja e papritur e së cilës tronditi të gjithë opinionin publik.
Një nga personat që e ka vuajtur më shumë largimin e parakohshëm nga jeta të Adelës, është Eraldo Rexho, gazetari i njohur dhe ish-miku i saj më i mirë.
Ai nuk ka harruar ta kujtojë edhe sot, duke shkruar disa fjalë prekëse për Adelajdën nëpërmjet një postimi në Instagram.
Me anë të një postimi në Instastory, Eraldo ka publikuar mesazhet që ka shkëmbyer kohë më parë .
“O dritë e jetës sime dhe e shumë të tjereve, ja kështu siç je vetë, një njeri i bukur, ashtu paç çdo ditë e natë të këtij viti. S’i ta them me fjalë se sa shumë të dua”, shkruhet në mesazhet që e ndjera i kishte dërguar Eraldos .
Diskutime rreth kësaj post