Epidemiologu Ilir Alimehmeti komentoi sot vendimin e BE për ta lënë Shqipërinë jashtë listës së vendeve për të cilat do të hapen kufijtë.
Në një intervistë për emisionin ‘ABC e Mëngjesit’, Alimehmeti u shpreh se kufiri i rasteve i vendosur për vende si Shqipëria duhet të ishte më i lartë.
Epidemiologu thekson se kur flasim për shpërndarje të rasteve duhet të analizohet numri absolut i rasteve.
“Për Shqipërinë, një popull kaq i vogël, edhe pse shifra 16 për 100 mijë, që janë të infektuarit e rinj në javët e fundit është një shifër që është diku te mesatarja Evropiane përkundrejt popullatës Evropiane aq të madhe është një pikë uji në mes të oqeanit. Nuk mendoj që vendimi i tyre ka qenë thjesht mbi numrin e rasteve që në kemi pasur. Pavarësisht se numri që ne kemi pasur është raportuar i saktë.
Duhet të dimë sa është numri absolut i riskut që mund të shkojnë. Po të themi 16 për 100 mijë në Francë atje është një shifër shumë e lartë sepse popullata atje është shumë e lartë. Ky diskutim duhet bërë. Kur flasim për shpërndarje duhet të shohim dhe numrin absolut të rasteve. Kjo ishte relativisht e pritshme. Mund të shohim se e njëjta gjë po ndodh në SHBA. Kemi rritjeve të rasteve të reja, por kemi një numër të ulet të personave që humbin jetën.
Por duhet të theksojmë se janë përmirësuar edhe kushtet e trajtimit, tani dimë shumë se në fillimet e virusit. Duhet të shohim rezultatin përfundimtar, jo thjesht se është rasti i ri”, – sqaroi mjeku.
Gjatë intervistës ai u shpreh se rëndësi duhet t’i kushtohet të dhënave individuale.
“Këta persona që po përkeqësohen, duhet të dimë nga vijnë apo ku e morën sëmundjen. Nëse ne dimë më shumë, ku janë infektuar, në çfarë situate. Unë nuk e kam gjetur, nuk kemi të dhënat zyrtare se sa gjurmues kemi. Di që është rritur”, – u shpreh ai.
Sakaq ai shtoi: Mosha është shumë e saktë për rastet që shkojnë keq, por nuk kemi fare të dhëna për rastet e reja. Pra janë disa elemente që ne duhet t’i dimë. OBSH me 17 qershor i ndryshoi rekomandimet sa i përket personave me tampon pozitiv.
Mendoj që në Ballkan kemi vetëm një burim të dhënash që shpresoj se transmetohet e vërteta. Besoj që ndoshta është nevoja e një trupe më të lartë që bën një kontroll të dytë, gjë të cilin asnjë shtet nuk e ka.
Diskutime rreth kësaj post