Moderatoja Enxhi Nasufi ka dhënë së fundmi një intervistë për një emision televiziv, ku ka zbulur më shumë për veten, për jetën e saj profesioanle dhe personale. Ajo u shpreh se nuk është në lidhje romantike. E pyetur nëse do rikthehet me ndonjë ish, ajo u shpreh që jo.
Më tej, ajo dha dhe këshilla për të rinjtë, prindërit e të cilëve po kalojnë në proces divorci.
Pyetje-Përgjigje
Pyetje-Si i ke investuar paratë e çmimit të “Dancing With The Stars”?
Enxhi- Kam menduar që të jetë një biznes i vogël, pra diçka që të jetë totalisht e imja dhe në emrin tim. Sepse deri më tani përveç makinës, nuk kam asgjë në emrin tim, kështu që do të filloj të investoj te vetja ime.
Pyetje-“Ëndrra ime në sirtar është të bëhem superstar”, është një këngë që ke kënduar kur ke qenë e vogël. Enxhi që është sot i ngjan asaj që ëndërronte?
Enxhi-Mendoj që po, ka patur sigurisht lëkundjet edhe valët e veta i gjithë ai rrugëtimi im që nga mosha 12-vjeçare ku kam kënduar “Unë jam një superstar” apo “Do të bëhem një superstar”. “Dancing With The Stars” ma rizgjoi atë ëndrrën, edhe atë superstarin.
Pyetje-Këngën apo moderimin, cilin ke më pranë zemrës?
Enxhi-Kënga është dashuria ime e parë edhe duket sikur e kam lënë pakëz mënjanë dhe në sirtar, por nuk është e vërtetë pasi do të rikthehem sërish. Por dhe prezantimin e kam shumë, shumë përzemër.
Pyetje-Enxhi pas 10 viteve si do të doje të ishte?
Enxhi-Sigurisht do të doja të kisha beba, dhe 10 vite janë mjaftueshëm për të patur dhe dy. E shikoj veten sigurisht ende në televizion, edhe në botën e biznesit mendoj.
Pyetje-Po nga jeta sentimentale, çfarë të rejash kemi?
Enxhi-Unë kam shumë dashuri brenda vetes time, mund të kem edhe të reja, por me thënë të drejtën është një aspekt që unë nuk kam dashur asnjëherë që ta bëj publik.
Pyetje-Do të riktheheshe me ndonjë ish?
Enxhi-Jo nuk e bëj kurrë. Pra unë do dua shumë që të lodhem me dikë, realisht sakrifikoj pafund, përpiqem pafund për ta mbajtur diçka, por kur them jo, nuk kthehem kurrë.
Pyetje-A do të ruaje miqësi me një ish?
Enxhi-Miqësor ndoshta nuk do të thosha se nuk do ta kisha shok se çfarë do të flisja me të, por raport të mirë nëse do ta shihja e rastisja në rrugë, sigurisht që po. I kam të tilla raporte, përshëndetem edhe nuk ka asnjë problem, jetojmë në 2024.
Pyetje-Vjen nga një familje me prindër të divorcuar, çfarë do t’i thoshe dikujt që përjeton të njëjtën situatë?
Enxhi-Duke e përjetuar në kurrizin tim këtë gjë di që ka patur sfida shumë të mëdha dhe jo vetëm në atë moshën e fëmijërisë kur ka ndodhur divorci i prindërve. Por mendoj që problematika dhe sfida më e madhe është kur rritesh, i gjithë ky procesi i të punuarit me veten tënde, disa gjëra posttraumatike që ty të shfaqen në një moshë tjetër më të madhe, kërkojnë realisht shumë durim. Shumë dhembshuri, shumë mëshirë dhe shumë dashuri për veten por edhe për prindërit. Dhe meqenëse jemi në këtë pyetjen e prindërve të divorcuar mendoj që edhe për prindërit është element kryesor që të bëjnë kujdes me fëmijët, me inatet, me mllefet që donin t’ia nxirrnin ndoshta njëri-tjetrit por të vetmit të dëmtuar më këtë pjesë janë fëmijët. Lërini fëmijët jo vetëm të jenë fëmijë, ndoshta realiteti do t’i rrisë edhe para kohe, por mos i furnizoni kurrë me një karburant që është shumë i keq për ta edhe do t’i dëmtoni gjithë jetën siç është inati edhe vreri për njërin prind apo për tjetrin. Ka të mira pafund sesa të kesh sherre në shtëpi më mirë të ndarë edhe rriteni më të shëndetshëm.
Diskutime rreth kësaj post