Analisti Andi Bushati e ka konsideruar katastrofike cilësinë e ajrit në Tiranë. Ai është shprehur mbrëmjen e djeshme gjatë një interviste në “Euronews Albania” se Agjencia e Mjedisit që prej vitit 2016 nuk mat më cilësinë e ajrit në Tiranë sepse është katastrofë.
“Unë jam minorancë sepse është shumë e rëndë që këta të përdorin dy standarde, të vjedhin me ato katet pa leje, por po ua fal, hallall i paçin, mos e gëzofshin. Problemi është tjetër gjë, që nga viti 2016 Agjencia e Mjedisit ka vendosur nuk mat më ajrin në Tiranë sepse është katastrofë”, u shpreh Bushati.
Ndër të tjera Bushati foli dhe për kullat e larta dhe parqet në kryeqytet, duke thënë se është e tmerrshme që “parku i fundit në Tiranë është bërë në kohën e komunizmit”, duke shtuar se në këto 30 vite janë shkatërruar të gjitha parqet në Tiranë.
“Parkun e fundit, është e tmerrshme ta thuash, e ka bërë Enver Hoxha në këtë qytet. Ne kemi 30 vjet që shkatërrojmë dhe parqet që na la Enveri. Por çfarë bën kjo? Duke i hequr qytetit nga gradët që janë në verë, shkon 40 gradë, prapë me matje, nga betonizimi dhe mungesa e gjelbërimit, është 7 gradë më tepër sesa ty të tregon termometri”, tha analisti.
Diskutime rreth kësaj post