Verën që lamë pas, Eni Vasili mirëpriti dy vajzat e saj binjake, Nikol dhe Sofia. Ajo është treguar shumë hermetike sa i përket jetës personale por së fundmi, gjatë një interviste për Living, gazetarja ka rrëfyer jetën si një nënë e re. Vasili tha se e priti shtatzëninë si surprizën më të bukur, por me vetëdije të plotë për lumturinë dhe preokupimin që sjell ngjizja dhe krijimi.
Duke u ndalur te momenti kur zbuloi gjininë e tyre, ajo tha: “Nuk do të kisha ndryshuar asgjë nga skenari që universi kish përgatitur për mua. Nikol është një bebe solare, që qesh me të gjithë dhe duket se do të fitojë zemrën e gjithkujt, ndërsa Sofia duket sikur e pretendon këtë vëmendje pa pasur nevojë ta fitojë. Është shumë dëfryese të mundohesh të kuptosh trajtat e karakterit të tyre mes gugatjeve, ndërrimit të pelenave dhe zhurmës së rraketakeve në shtëpi.”
“Tani vëmendja e të dyve është vetëm për to dhe meraku apo malli janë bërë ndjen – ja që na pushtojnë kur jemi larg. Këta pesë muaj kanë kaluar mes preokupimit dhe lumturisë, duke u përqendruar me shumë te vajzat, sesa te njëri-tjetri. Ajo që shoh, është që Armandi është një baba i apasionuar dhe unë një nënë në merak të vazhdueshëm. A pinë sa duhet, a fjetën sa duhet, si reagojnë, sa gugatin e të tjera si këto.”, tha Eni.
Diskutime rreth kësaj post