Modeli Eni Tare i cili preku të gjithë publikun me historinë e tij të jetës, ka dhënë së fundmi një intervistë pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip.
Ai ka rrëfyer gjithë të vërtetat dhe prapaskenat që ndodhin brenda shtëpisë më të famshmë në Shqipëri.
I ftuar në “Glamour Zone”, Eni i ka dalë në mbrojtje Kejvinës pas shpullës që kjo e fundit i dha Luiz Ejllit.
“Luizi nuk duhet të luajë me karakterin e njeriut. Kejvina është një vajzë e mrekullueshme dhe shumë inteligjente. Ndoshta si lojtare mund ta menaxhonte më mirë atë situatë, por fjalët e Luizit ishin shumë të rënda për një vajzë. Ajo nuk kishte faj, dhe nuk duhet paragjykuar” tha Eni.
Pasi Kejvina qëlloi Luzin me shpullë, produksioni vendosi që modelja të përjashtohej përfundimisht nga loja.
Diskutime rreth kësaj post