Shkëndija dhe Kastrioti të cilët bashkëjetojnë me njëri-tjetrin prej 7 vitesh janë bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare. Shkëndija ka thirrur bashkëjetuesin e saj sepse ai i ka vënë një kusht, të dërgojë vajzën e saj që ka nga martesa e parë tek prindërit, sepse nuk kanë gjendje ekonomike dhe nuk e rrisin dot.
Shkëndija nuk e pranon këtë gjë sepse thotë që nuk jeton dot pa vajzën e saj, plus që është e sëmurë. Ajo ka shtuar më tej se para se të jetonin bashkë, Kastrioti i kishte premtuar që do jetonin së bashku me vajzën.
Shkëndija: Vij nga rrethi i Patosit. Unë kam qenë e martuar dhe nga kjo martesë ka ardhur dhe një vajzë. Më pas unë kam jetuar 2 vite tek prindërit e mi. Ata menduan të më martonin sërish me këtë zotërinë këtu. Unë kam bashkëjetuar me të 6 vite dhe sot më thotë që lëre vajzën tek prindërit e tu dhe hajde të jetojmë bashkë. Kur unë një vajzë kam dhe e kam të sëmurë, si ta largoj nga vetja ime vajzën, ta lë tek prindërit e mi. Kur deri dje më pranove, më the unë të pranoj me këtë vajzë.
Kastrioti: Unë të kam thënë derisa të rregullohemi nga ekonomia, vajzën mund ta lësh tek babai edhe tek nëna.
Eni Çobani: Pse ata kanë ekonomi të mbajnë fëmijën?
Shkëndija: Moj zonja Eni unë për vajzën time punoj vetë . Kur kam pirë kafe për herë të parë me këtë zotërinë, jemi takuar në një lokal e më ka thënë, kam një nënë 80 vjeç, aktualisht jetoj me qira.
Eni Çobani: O zoti Kastriot, po prezantohet njeriu dhe i thotë që jam në shtëpi me qira, kam e një nënë 80-vjeçare dhe të dua t’i shërbesh nënës, prezantim është ky tani? Vërtet kjo vinte nga një hall, e divorcuar, por jo deri në këtë pikë.
Shkëndija: Më tha kam një nënë 80-vjeçe, jetoj në shtëpi me qira, por mund të zgjasë vetëm 1 vit dhe do rrimë në shtëpinë tonë. Edhe unë i thashë që kam një vajzë.
Eni Çobani: Shkëndije të të bëj një pyetje, ke 7 vite që qëndron me këtë zotërinë, moj ke parë ndonjë ditë të bardhë.
Shkëndija: Asnjë gjë.
Kastrioti: Pse çfarë kujtove ti, çfarë do të shohësh ti, mos do të shkosh në Hënë? Unë mezi erdha nga Patosi këtu. Çfarë do t’i nga unë? Unë s’kam as shtëpi, as para, asgjë.
Shkëndija: Në vitin 2020 ne lahemi me kazan në shtëpi sepse nuk ka dush në shtëpi. Kam 7 vjet, ku nuk di të dalë një herë për kafe me këtë zotërinë.
Kastrioti: Çfarë kafe kërkon ti? Unë po gjykoj të marr thasin e mjellit, ti dashke kafe, i thërret mendjes apo jo?
Shkëndija: Po ti kur më morë nuk mi the këto gjëra.
Eni Çobani: Kastriot po na befason tani, si mos i japësh një kafe gruas tani?
Kastrioti: Me shpirt ja jepja por në këtë fazë që jam unë… /tvklan
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post