Gjyqtarja Eni Çobani ka festuar ditëlindjen ditën e djeshme dhe mesazhet e urimit kanë qenë të shumta për të. Por nga mesazhet që ranë më shumë në sy, ishte padyshim urimi i shoumenit Ardit Gjebrea, që tashmë është kolegu i saj prej disa vitesh.
Moderatori tregoi se çfarë marrëdhënieje të mrekullueshme ka me avokaten e njohur dhe çfarë vlerësimi ka për të.
“Gëzuar datëlindjen Eni Çobani dhe të bekuar e paç jetën! Mirësia dhe përkushtimi yt, besimi dhe forca, dashuria për familjen tënde dhe tonën, janë motivi përse sot i jemi mirënjohës kësaj dite.
Me fat që të kemi!”, ka shkruar ai.
Diskutime rreth kësaj post