Kryeministri Rama deklaroi se deri në vitin 2025 Shqipëria do të përmbushë 100% nevojat e saj energjitike nga prodhimi në vend, në rastet kur do të kemi nëj mot me reshje të mjaftueshme.
Këtë deklaratë, Rama e bëri gjatë një konference të përbashkët me kreun e Komisionit të Europës, Ursula Von Der Leyen, pas një takimi që kishte në qendër mbështetjen e BE-së dhe investimet për vendet e rajonit, tonë në kushtet e krizës energjitike.
“Në vitin 2025 do të kemi përmbushur 100% nevojat kur është mot me shi. Kur është mot pa shi do të thotë që do vazhdojmë të investojmë për vitin 2029”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post