Këngëtarja Eneda Tarifa, ka postuar për herë të parë foto me partnerin e saj të ri, pasi ishte përfolur në media për lidhjen e saj me Gent Laskun, basketbollist.
Pushimet në Santorini duket se kanë shërbyer si shtysë, që këngëtarja të bëjë publike lidhjen edhe në profilet e saj në rrjetet sociale, pasi në mediat rozë kishin qarkulluar foto të të dyve.
Këngëtarja e ka shoqëruar foton e të dyve të përqafuar me një zemër, ndërsa në dytë e saj duket lumturia.
Të dy ata kanë hedhur pas krahëve historitë e të shkuarës, duke i dhënë kështu një mundësi të re dashurisë.
Mediat kanë zbuluar më herët se Genti nuk ka shumë kohë që është ndarë nga bashkëshortja e tij, me të cilën ka tre fëmijë.
Duket se ndarja mes tyre nuk ka qenë aspak e lehtë, megjithatë kjo histori tashmë është mbyllur për të nisur një tjetër raport, këtë herë me artisten e njohur.
Gjithashtu, në vitin 2021, ai është përfshirë në politikë.
Ai kandidoi si deputet nën logon e Bindjes Demokratike të Astrit Patozit në zgjedhjet parlamentare, por nuk arriti të fitojë mandat.
Nga ana tjetër Eneda dhe muzikanti Erjon Zaloshnja, të cilët janë dhe prindër të një vajze, kishin 18 vite së bashku, kur vendosën t’i jepnin fund marrëdhënies së tyre në vitin 2018.
Erjon Zaloshnja, në fillimet e njohjes kur e pyesnin për Enedën, shprehej: “Ajo është muza ime”.
Ishte janari i vitit 2017, kur këngëtarja u nda nga banda e bashkëshortit të saj në club-in “Rock Stock” dhe që nga ajo periudhë Eneda Tarifa nuk u pa më nën shoqërinë e ish-partnerit të saj.
Ajo ishte vetëm 17-vjeçe kur nisi historinë e dashurisë me kompozitorin e këngëve të saj të para, që ishte disa vite më i madh se ajo, dhe duket se rrugës marrëdhënia e tyre u kris, për të qenë tashmë vetëm prindër të vajzës së tyre.
Diskutime rreth kësaj post