Dikur prezantuesja e njohur e Top Channel Albana Osmani dhe këngëtarja Eneda Tarifa kishin një miqësi të ngushtë.
Ama pas një konflikti me njëra tjetrën, ku shkak pretendohet se u bë dalja në kopertinën e një reviste, miqësia e tyre mori fund.Ishte Albana Osmani, e cila e ftuar në “Thumb”, ka rrëfyer marrëdhënien aktuale që kanë me njëra-tjetrën. Moderatorja u shpreh se flasin, por nuk kanë miqësi.
“Flas me Enedën, historia me të më vjen keq që u përkthye ashtu. Të dyja e vuajtëm mungesën e shoqes. Kam folur, nuk mund të them se jemi siç ishim më përpara.
Më vjen keq për këtë pasi unë Enedën e dua shumë është një njeri me virtyte. Të gjithë gabojnë në një moment. Eshtë e kaluar gjithçka, nuk takohemi por flasim. “- tha Albana.
Diskutime rreth kësaj post