Air Albania u ngjiz gjatë verës së vitit 2018! Ishte një ëndërr që qeveritarët ua mbushën mendjen shqiptarëve se aleati i Ramës do të bënte kërdinë me investime në Vlorë dhe Shqipëri duke na rikthyer në psikologjinë e “çekut të bardhë” dikur në fillimet e viteve ’90 kur shqiptarët vuanin për bukën e gojës.
Albeu.com, ishte nga të paktat media në Shqipëri që hodhi dyshime mbi këtë marrëveshje duke parë përtej shkëlqimit të bojës kuqezi të sapongjitur mbi trupin e avionit Airbus A319, i cili kishtë ndërruar “pesë lëkurë”.
Avioni i parë dhe i vetëm i Air Albania, i cili më parë kishte shërbyer nga tajlanda deri në Bosnje, Turqi e Greqi, u pagëzua me emrin “Lasgushi”. Për disa ditë u përdor si charter personal i kryeministrit Rama, i cili hipte dhe zbriste prej aty çdokënd që do t’i shërbente sadopak për propagandën e tij se më në fund ngritëm një kompani shqiptare edhe pse kapitali shqipar edhe në letra ishte i papërfillshëm.
Edhe pse avioni i vetëm i ngjyer kuqezi bënte ikje-ardhjet e testit nga Tirana në Stamboll, kompania “Air Albania” nuk hapi asnjëherë një faqe zyrtare të sajen ku qytetarët të shihnin çmimin e biletave apo të blinin të tilla.
Çdo gjë u duk se u harrua pasi edhe Rams i nxorri ujin e zi me propagandë, ndërsa “Lasgushi” uli flatrat duke ndejtur i parkuar herë në Rinas e herë në aeroportin “Ataturk” të Stambollit duke mbetur i damkosur me kodin e fluturimit të “Turkish Airlines” duke mos u bërë kështu kurrë një shqiptar safi.
Skandali i zhdukjes së “Lasgushit”, por edhe vetë kompanisë “Air Albania” shpërtheu dje pas një shkrimi të Albeu.com ku shtrohej pyetja se pse nuk po na vijnë “Migjeni” dhe “Imzot Noli (Lexo KËTU) ashtu siç kishte premtuar edhe kryeministri Rama.
Ndërkohë në mbrëmjes, tek emisioni Zonë e Lirë e Arian Çanit, deputeti i Vlorës Agron Shehaj deklaroi se në fakt kompania ishte zhdukur dhe nuk do të kishte më as “Air Albania” dhe as aeroport të Vlorës.
Kështu mori fund edhe ëndrra e një nate vere, e cila zgjati pak, madje shumë pak duke dhënë edhe sinjalin e qartë se në perëndim, nuk ia miratojnë dashuriçkat momentale të Ramës me lindjen. /albeu
Diskutime rreth kësaj post