Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, ka denoncuar se në një kohë kur situata hidrike në vend është e mirë, KESH-i vijon të blejë energji jashtë vendit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Braimllari tha se KESH-i është në një situatë kaosi si shkak i keqmenaxhimit të kaskadës së Drinit, ndërsa i bëri thirrje SPAK-ut të hetojë atë që e quajti babëzi korrupsioni.
Postimi i plotë:
“KESH është në një situatë kaosi nga keqmenaxhimi me dashje të kaskadës së Drinit.
SPAK të hetojë këtë babëzi korrupsioni.
Në periudhën më të mirë hidrike në vend KESH vazhdon të blejë energji me çmim shumë të lartë si pasojë e kontratave që ka bërë dhe ndërkohë hidroçentralet nuk po prodhojnë me kapacitet të plotë sepse nuk kanë ku ta çojnë energjinë.
Kaskada e drinit ka hap portat e shkarkimit duke përmbytur Shkodrën dhe ndërkohë nuk po prodhon me kapacitet të plotë.
Kjo është një krizë e thellë keqmenaxhimi që vjen si pasojë e korrupsionit në sistem ku keqmenaxhimi me vetëdije të plotë bëhet vetëm me një qëllim për të grabitur para nga shit-blerja e energjisë.
SPAK duhet të hetojë këtë babëzi korrupsioni”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post