Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama, i cili përpiqet të shfaqet si një lider që shqetësohet për çështjen e Kosovës, referuar fjalimit të kreut të shtetit në KiE, nuk arrin dot të përafrojë politikat e tij me ato të qeverisë Kurti.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Braimllari tha se Rama ka harruar të merret me problemet e qytetarëve që varfërohen çdo ditë, ndërsa shtoi se duhen marrë masa të ngjashme me Kosovën në ndihmë të qytetarëve për të përballuar krizën globale ekonomike.
Postimi i plotë:
“Rama, lideri “global” që nuk ndjek dot modelin e Kosoves. Për dy ditë me radhë, kryeministri Edi Rama po mundohet të na shfaqet si mbrojtësi i çështjes shqiptare, duke na sjelle si një trofe fjalimin e mbajtur në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës. “Lideri global” ka harruar të merret me problemet e qytetareve që po varfërohen çdo ditë e më shumë nga rritja e çmimeve të mallrave të konsumit dhe naftës. Ai nuk po dëgjon as kërkesat e drejta të pedagogëve që duan një trajtim dinjitoz nga shteti i tyre.
Në vend që të sulmojë pafund dhe te përbuzë shqiptarët e të dyjave shteteve, duhet te ndjekë të paktën modelin e qeverisë “Kurti” për mënyrën e trajtimit të pedagogëve. Apo te japë ndihmë për shtresat në nevojë siç bëri së fundmi qeveria e Kosovës duke akorduar 100 euro për pensionistët e studentët dhe 50 euro shtesë në muaj për punonjësit e sektorit publik për përballizimin e krizës ekonomike botërore”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post