Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale na ka prezantuar me një ndër projektet më të rëndësishme të ëndërruar prej vitesh nga të gjitha qeveritë shqiptare.
Rama njofton se hyn në rrugën e realizimit projekti i hidrocentralit të Skanicës, i cili do të ndërtohet me financim të plotë nga qeveria.
“Kryeministria – Pas më shumë se gjysmë shekulli si ëndërr në sirtarin e qeverive shqiptare, projekti i Hidrocentralit të Skavicës, hyn në rrugën e realizimit
Qeveria jonë do ta ndërtojë me financim 100% shtetëror këtë vepër strategjike për pavarësinë energjitike dhe kthimin e Shqipërisë në një faktor kyç të sektorit energjitik të rajonit.
Hidrocentrali i Skavicës kompleton Kaskadën e Lumit Drin, krijon mundësinë e ruajtjes së rezervës ujore, duke u dhënë përfundimisht fund humbjeve kolosale të energjisë, me pasojë përmbytjet kronike (kur pikërisht nga mungesa e Skavicës kryhen shkarkimet e detyruara prej mbingarkesës ujore) dhe duke e kthyer eksportin apo importin e energjisë, nga një aktivitet me detyrim përcaktim ku shitblerjen e energjisë e përcakton moti, në një aktivitet ku shitblerja diktohet vetëm nga interesi i shtetit
Me nisjen sot zyrtarisht të procedurave, Kantieri i Madh i Skavicës hapet vitin e ardhshëm?
#ShqipërinëqëDuam?”, – shkruan Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post